Connect with us

Kronike

Vrasja e Klevis Lleshit/ “E rregullova të katërtin”, Sky ECC nxjerr zbuluar ekzekutorin Sabah Nuzi

Nga komunikimet në aplikacionin Sky ECC kanë dalë detaje të reja për vrasjen e Klevis Lleshit. Sipas SPAK, ekzekutori i vrasjes, Sabah Nuzi, e kreu krimin kundrejt shumës prej 50 mijë eurosh, për llogari të Aurel Hoxhës, i cili dyshohet se ka kryer një akt hakmarrjeje, pasi vëllai i tij, Agim Hoxha, u ekzekutua dhe më pas u dogj në Britaninë e Madhe nga Arben Lleshi, kushëriri i Klevis Lleshit.

Në bisedat e zhvilluara në Sky ECC, Aurel Hoxha shprehet në një moment: “E rregullova të katërtin”, që sipas hetuesve i referohet viktimës së katërt nga familja Lleshi, pasi më herët ishin vrarë Xhavit dhe Hajredin Lleshi, ndërsa Artan Lleshi rezulton i zhdukur.

Sabah Nuzi ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest me burg”, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme. Në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura, ai ka mohuar përfshirjen në krim, duke kërkuar pavlefshmërinë e komunikimeve të siguruara nga Sky ECC.

SPAK vijon hetimet për vrasjen e katër anëtarëve të familjes Lleshi, ndërkohë që Samet Loka, pjesëtar i grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, është lënë në arrest shtëpie. Ndaj tij rëndojnë dyshimet për pastrim parash dhe përfshirje në grup kriminal. Kreu i grupit, Aurel Hoxha, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet për trafik kokaine dhe pastrim parash përmes lokalit “Monopol” në Tiranë, i cili u sekuestrua nga SPAK pak ditë më parë

Advertisement