Kronike
Vrasja e Martinit/ Policia mbron autorin e tretë? I ati i Kledjonit hetues në BKH, e ëma në SPAK
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani po shoqërohet me shumë mister dhe duket se drejtësia po përpiqet ta mbajë të fshehtë ngjarjen dhe autorin e dytë, i cili u denoncua në media nga babai i Luisit, djalit që gjendet i plagosur në spital.
Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në Facebook disa denoncime nga qytetarë të ndyshëm ku thuhet se SPAK po fsheh krimin.
Postimi i plotë:
SKAP-istët fshehin kriminelin!
SKAPI dhe policia fsheh kriminelin tjetër në rastin e vrasjes së Martinit dhe plagosjes rëndë të Luizit.
Prindërit e tij janë të dy punonjës të SKRAP-it.
Kërkojnë të mbyllin çështjen vetëm me Marion si autor i vrasjes së Martinit.
Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhitalë!
* Përshëndetje Dr. Berisha. Të dy prindërit e të miturit të dytë të dyshuar për vrasjen e minorenit janë punonjës të SPAK-ut të Partise… E ëma sekretare në SKAP, babai Maksim Bejkaj është agjent i Dumanit ndaj dhe fshehin aktin e tij kriminal.
* Përshëndetje Dr. Policia fsheh personin e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e Martinit dhe plagosjen e rëndë të Luizit. Ai është nxënësi K.B., i ati i tij është oficer i BKH. Kurse burri që ka ngritur për krahësh Martinin para se ta sulmonin me thikë është babai i Marios, por për shkak të lidhjeve me partinë dhe pozicionin që ka, hetuesit e fshehin.
* Mirëmbrëma Dr. Luizi është në gjendje të rëndë, ka marrë gjashtë thika nga vrasësit e e Martinit, kurse Marion i ati i “thjeshtë” e mban për një gërvishtje prej një jave në spital privat.
* Përshëndetje Doktor: Skandal shtetëror, në vrasjen e 14- vjeçarit dhe plagosjen e rëndë të shokut të tij ka qenë edhe një person i tretë, i cili quhet Kledjon Bekaj, policia e nipit të Enverit dje doli me një deklaratë zyrtare që nuk është i përfshirë personi që përmendet në media, nga i ati i të plagosurit, por në fakt jo që ka qenë i përfshirë, por edhe personi kryesor që ka bërë masakrën, por ky emër jo pa qëllim nuk është në dosjen e policisë apo prokurorisë: Kledjoni është djali i Maksim Bekajt hetues ne BKH,dhe gjithashtu edhe djali Nevila Bekajt qe është specialiste e regjistrave të statistikave në prokurorinë e posaçme, ja pra kjo është drejtësia e re dhe policia e rilindjes!
SHËNIM: Qytetarët dixhitalë kanë dërguar fotografi të cilat nuk janë nga vendi i ngjarjes. Duke i falenderuar për dërgimin e tyre, për shkak të privatësisë nuk po i publikoj.