Kronike
Vrasja e Nikulajt/ Gjykata në Britani jep vendimin për vajzën britanike
Gjykatësi i çështjeve të ekstradimit në Londër, Michael Snow, pranoi lirimin me kusht të Harriet Bridgeman e arrestuar për qëllim ekstradimi në Shqipëri si pjesë grupit të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.
Gazetari, Muhamed Veliu pati akses ekskluziv në ndjekjen e procesit online, nga ku avokatja mbrojtëse e Harriet Bridgeman parashtroi kërkesën për liri me kusht.
“Ajo ka një rol të limituar në ngjarje krahasuar me të tjerët. Thjesht është parë në atë lokal. Shkoi në Shqipëri për pushime. E la Shqipërinë 12 ditë përpara vrasjes. E mësoi vrasjen nga rrjetet sociale. Nuk ka asnjë tendencë të zhduket. Nuk ka asnjë lidhje familjare me Shqipërinë apo vende të tjera. Ka një vajzë 7 vjeçe dhe është e divorcuar nga burri. Nëse mbahet në burg i limitohet kontakti me fëmijën. Ka probleme mendore prandaj është e papunë dhe merr asistencë sociale. Mbajtja në burg do t’ia përkeqësonte shëndetin. 20.000 paund është garancia nga babai i saj”, tha ajo.