Connect with us

Politike

Vrasja e policit në veri, reagon Meta: Dënojmë sulmin kriminal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale për sulmin me armë ndaj policisë në veri të Kosovës.

Sulmi i një grupi të paidentifikuar la si pasojë 1 të vdekur me gradën rreshter dhe një polic tjetër të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Meta në emër të PL dënon me forcë këtë sulm kriminal dhe mbështet policinë dhe autoritetet kosovare.

Postimi nga Ilir Meta:

“Partia e Lirisë dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri.

Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit.

Mbështesim Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale”, shkruan Meta.

Advertisement