Kronike
Vrasja e Renis Dobrës/ Të dyshuarit, u lanë në qeli, debate të forta në seancë mes tyre dhe prokurorisë!

Me debatet e forta raportohet të jetë shoqëaruar seanca me dyer të mbyllura për caktimin e masës së sigurisë për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra. Në media bëhet me dije se për më shumë se 3 orë ka pasur përplasje të forta mes Kryeprokurorit të Dibrës Abaz Muça dhe Fatjon Bushgjokës.
Mësohet se i akuzuari Bushgjoka ka kundërshtuar provat e paraqitura nga organi i akuzës. Nga ana tjetër, akuza ka pretenduar se provat janë të plota, duke theksuar mbledhjen e të dhëna nga GPS e makinave apo pamje nga kamerat e sigurisë të vendosura gjatë rrugës.
Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit. Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.
Dy vëllezërit që janë në këkrim. Ndërkohë rezulton se Aleksandër Bushgjoka ka dal jashtë vendit duke përdorur kufirin me Kosovën. Një ditë pas ngjarje, më 9 korrik ai ka kaluar në Kosovë pasi ende nuk ka qënë në kërkim. Edhe per Kristi Bushgjokën policia ka dyshime të forta se ka kaluar në Kosovë dhe fshihet atje.
Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Sakaq pista kryesore e hetimit vijon të jetë konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marre porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.

