Aktualitet
Vrasja e të riut për një vajzë, eksperti: Janë fëmijë që i morën jetën një fëmije
Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik. 20-vjeçari Stevens Toshkezi mbeti i vrarë pas një sherri me thikë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës në Tiranë.
Gjatë bisedës në rubrikën “Opinion” në News24, eksperti i Ekzaminimeve Shkencore, Artan Rexhepi theksoi se situate mbetet shqetësuese. Gjithashtu një tjetër shqetësim që trajtoi në studio është fakti se shumë të rinj po mbajnë armë të ftohta.
“Për një sherr ordiner të përfundosh ke marrja e jetës është shumë e rëndë. Dhe nuk shoh ndonjë mundësi me të lartë për ta shmangur”, tha ai.
Gjithashtu theksoi se duke qenë se palët nuk i janë drejtuar policisë dhe në këtë mënyrë nuk kanë qenë nën vëzhgimin e autoriteteve.
“Problemi është se jeta e njeriut nuk po vlerësohet. Janë fëmijë që i morën jetën një fëmije. Ne njohim vetëm fundit, nuk e dimë saktësisht se si kanë rrjedhur gjërat”, tha ai.
Një nga autorët është arrestuar, ndërsa autori tjetër është shpallur në kërkim.
Ndërsa raportoi se disa ditë më parë, dy autorët janë konfliktuar me viktimën 20-vjeçarin Stivens Toshkezi, një konflikt i ndodhur për një vajzë.
Po ashtu eksperti Rexhepi theksoi: “Zinxhiri ligj-zbatues duhet të jetë në filtra. Një hajdut xhepash bën 3 vjet burg. Për prona 2 apo 3 mln euro prokurori nuk reagon çfarë mund të themi. Askush nuk duhet të jetë i paprekshëm përpara ligjit. Në kuptimin ligjor të fjalës frika ka rënë”.