Bota
Vrasja e ushtarakut rus, 26 vjeçarja: Do e them më vonë porositësin
“Kam sjellë një statujë që më pas shpërtheu”. Kështu u përgjigj Daria Trepova, gruaja e dyshuar për sulmin e djeshëm në një kafene të Shën Petersburgut, ku mbeti i vdekur edhe blogeri ushtarak, Tatarsky.
Pyetjes së nga kush e mori statujën, e reja u përgjigj duke thënë se këtë do ta tregonte më vonë.
Daria Trepova shfaqet në video me një këmishë të bardhë dhe me flokë më të shkurtër se në imazhet e sigurisë ku shihet se ajo po hynte në kafene me një pako në duar.
Dëshmitarë të shumtë i thanë mediave ruse se një grua e re, e cila ishte një nga të ftuarit në ngjarjen e Tatarsky, i dha atij një dhuratë pak para shpërthimit.