Connect with us

Aktualitet

Dhunimi dhe vrasja e Joy-t, nëna e viktimës: Autorët më shumë se një

Detaje të reja kanë dalë në dritë për rastin e Joy Aoko-s. 22-vjeçarja keniane u dhunua në mënyrë barbare në apartamentin e saj në Shqipëri, në gusht të vitit të kaluar. Joy Aoko ishte e shtruar në spitalin e Traumës që nga muaji gusht kur u rrah mizorisht dhe e hodhën edhe nga ballkoni, prej ku përfundoi me dëmtime të mëdha të kokës që çuan në koma.

Joy Aoko ndërroi jetë mëngjesin e 13 shkurtit në spitalin Kenniata në Kenia. Joy Aoko ndodhej që më 14 gusht 2022 në spital, në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, por ajo nuk arriti t’i mbijetojë dhunës barbare.

Joy u gjet poshtë pallatit e përgjakur me brinjë e kocka të thyera. E reja u hodh nga dikush ende i paidentifikuar nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë. Një vajzë e qujatur Emili i ka kërkuar Xhoi Brendës paswordet e telefonave te Joy Ayokos para se të shkonte në polici dhe të bënte kallëzim, madje mund të tregojmë edhe paswordin me të cilin u hap telefoni i Joyt, ai ishte 14 78 52. Pra, vetë shoqja e Joy, Xhoi Brenda vërtetoi se Emili i mori kodet e telefonave të Joyt. Nëna e Joy, Ruth Abongo më parë shpjegoi se si veproi Emili, duke hedhur dyshime të forta si bashkëpunëtore në fshehjen e provave të ngjarjes.

“E di që po punojnë për këtë çështje, Autoritetet shqiptare mund ta gjejnë se kush e ka bërë këtë krim dhe e di që po punojnë për këtë. Shpresoj që ata të sjellin drejtësi për Joy dhe të zbulojnë se kush ia bëri këtë. Sepse vetëm atëherë Joy do të gjejë paqe dhe unë do të kem paqe në zemrën time. I bëj apel qeverisë shqiptarë’ ju lutem vrasësit e Joyt janë në atë vend, nëse një arrestim bëhet, e vërteta e asaj që ndodhi atë natë do të dalë. I lutem autoriteteve që të vazhdojnë me kërkimet sepse e vërteta do të dalë. Unë nuk kam pushuar së qari, çdo ditë qaj”, ka thënë nëna e viktimës për “Neës24”.

Advertisement