Connect with us

Kronike

Vrasja në burgun e Peqinit, Gjykata lë në burg Sokol Mjacajn dhe 11 zyrtarë

Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin për masën e sigurisë ndaj Sokol Mjacajt dhe 12 zyrtarëve të burgut të Peqinit. Në seancën mbajtur ditën e sotme, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Mjacajn, i cili vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër në burgun e Peqinit.

Po ashtu të njejtën masë sigurie është vendosur për drejtorin e burgut te Peqinit dhe 10 zyrtarët e tjerë. Ndërkohë që një zyrtar, është lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Advertisement