Kronike
Vrasja në Shkodër/ Si u qëllua për vdekje 33-vjeçari në makinën e tij (DETAJE)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 33-vjeçar është vrarë me armë zjarri brenda në makinë.
Burimet mediatike bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Ramazan Mataj i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë automjetit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (5 janar 2025) në fshatin Dragoç të njësisë administrative Postribë. Burimet thonë se i riu është gjetur i pajetë nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë.
Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje ende nuk bëhen me dije, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ktij krimi dhe identifikimin e autori/ve.
- Çfarë njofton policia?
Policia e Shkodrës ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Dragoç, ku është ekzekutuar me armë zjarri 33-vjeçari Ramazan Mataj.
“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve“-njofton policia.