Connect with us

Kronike

Vrasja në Shkozë, detaji i dhimbshëm, 37-vjeçarja po flinte me…

Mimoza Sinani, e cila mbeti e vrarë mëngjesin e sotëm pasi u qëllua nga kunati me armë zjarri është nënë e dy fëmijëve të mitur. Mësohet se në momentin kur është qëlluar nga kuanti, 37-vjeçarja ka qenë duke fjetur në shtrat me vajzën 2 vjeçe.

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Shkozë. Mësohet se 43-vjeçari Roland Rami, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me armë zjarri kunatën e tij orët e para të mëngjesit. Roland Sinani jetonte në të njëjtën banesë me vëllanë dhe kunatën e tij, Migena Sinani, e cila ndërroi jetë. Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë. Në shtëpi kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. U është marrë dëshmia dhe nuk kanë dijeni si ka ndodhur ngjarja.

Migena Sinani rreth 37 vjeçe është vrarë me armë zjarri nga kunati i saj mëngjesin e sotëm. Më pas, kunati i saj, Roland Sinani, i cili dyshohet me probleme të shëndetit mendor ka vrarë edhe veten.

Burime bëjnë me dije se Roland Sinani dyshohet se vuante probleme të shëndetit mendor pasi merrte mjekime. 43-vjeçari ishte i pa martuar dhe jetonte në të njëjtën banesë me vëllanë e tij dhe Migena Sinanin. Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë. Në shtëpi kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. Në dëshminë e dhënë ata kanë thënë se nuk kanë dijeni se si ka ndodhur ngjarja.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën 43-vjeçari vrau kunatën e tij dhe më pas veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave.

Lajm ne perditesim…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shkozë të Tiranës, ndërsa 43-vjeçaru dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Migena Sinani, 37 vjeç, dhe Roland Sinani, 43 vjeç, janë dy viktimat. 43-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait). 37 vjeçarja Migena Sinani nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Pasi ka qëlluar kunatën, dyshohet se 43-vjeçari ka vrarë edhe veten. Ajo ka dy fëmijë të mitur, ndërsa në momentin e vrasjes ka qenë në shtrat bashkë me një prej fëmijëve.

Advertisement