Kronike
Vrasja në Tiranë/ Zbardhen emrat e dy viktimave
Zbardhet emri i viktimave të krimin në familje sot në Tiranë.
Dritan Muskurti është një prej viktimave, ndërsa nuk nga te shtënat u vra dhe Nora Muskurti, bashkëshortja e tij.
Dyshohet se ka qenë vëllai që ka vrarë vëllain me armë dhe më pas kunatën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.