Connect with us

Kronike

Vrasja në vitin 2014 në Greqi, shqiptari del i pafajshëm, autori është fqinji pakistanez

Shqiptari Jani Zoto nuk është autori i vrasjes së 43-vjeçares në Greqi. Policia greke ka zbardhur vrasjen e rumunes, 9 vite pas krimit. Nëna e tre fëmijëve u gjet e zhveshur në banjë e masakruar me thikë në vitin 2014. Për krimin u akuzua shtetasi shqiptar 54-vjeçar Zoto Jani, mirëpo është zbuluar se autor i krimit ka qenë fqinji i tyre, me origjinë nga Pakistani. Gazeta “Demokratiki”, në korrik është arrestuar në Gjermani një pakistanez, i cili sipas gjurmës së pëllëmbës ka qenë përfundimisht autori i vrasjes. Ai u arrestua në Gjermani për vjedhje dyqani dhe pas një hetimi u identifikua shenja e gishtit, teksa po merrej në pyetje ai dyshohet se ka rrëfyer se kishte vrarë gruan në Greqi. Në prill të vitit 2023, “Demokratiki” zbuloi se u vërtetua mospërfshirja e 54-vjeçarit, i dënuar në qershor 2015 me burgim të përjetshëm, në krimin e rëndë. Kështu ai u la i lirë me kushtet shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit dhe paraqitjes një herë në muaj në komisariatin e vendbanimit të tij. Provat ishin gjurmët e gishtërinjve të marra nga pllakat e banjës pranë trupit të pajetë të 43-vjeçarit dhe i përkisnin një pakistaneze që jetonte me bashkatdhetarët e tij në një apartament në katin e parë në pallatin ku u krye krimi. Ngjarja kishte shkaktuar bujë e indinjim të opinionit publik pasi 43-vjeçarja u gjet e zhveshur në vaskë me shumë goditje me thikë në barkë, organet gjenitale dhe qafë. Sipas fqinjëve në orën 13:00 të 14 prillit 2014 dëgjuan klithma për ndihmë, ndërsa në 13:30, 54-vjeçari shqiptar doli i tmerruar nga shtëpia duke kërkuar ndihmë për gruan e therur barbarisht.

Advertisement