Kronike
Vrasja për motive pronësie në Has, ja PAMJET e automjetit ku u vra 34-vjeçari

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla të Hasit. Ndërkohë fotoja e mësipërme tregon aujtomjetin ku dyshohet se u vra 34-vjeçari Rushit Sallahu.
Nga ana tjetër, Policia ka bërë me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie. Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e dyshuar e krimit.
Po ashtu sipas informacioenve, një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Tashmë dyshohet se Ryshyt Sallahu ka goditur nënën e autorit një ditë më parë dhe për këtë arsye 41-vjeçari ka marrë hak. Mësohet se viktima është gjetur i vdekur në makinë e tij.

