Connect with us

Kronike

Vrasja për tokë, miku i viktimës: Jetonte në Amerikë

I afërmi i 65-vjeçarit që u vra këtë pasdite në një fshat në Pogradec për çështje pronësie ka folur për mediat rreth ngjarjes që tronditi sot Pogradecin.

Ai thotë se viktima, Safet Yskollari jetonte në Amerikë dhe se ishte kthyer në Shqipëri prej më pak se një viti.

Sipas tij Ysakollari ka qenë njeri i sjellshëm dhe i qetë.

“Ishte njeri serioz, i sjellshëm, i edukuar. Nuk di gjë nëse kishin pasur më parë konflikte. Ka qenë në Amerikë, jetonte atje. S’ka as një vit që ishte kthyer. Ishte njeri i qeshur, njeri pozitiv”, thotë fqinji i viktimës.

Fatmir Manellari, i cili është në kërkim nga Policia e ka vrarë viktimën në derën e shtëpisë për shkak pronësie. Pasi sipas tij, viktima e kishte spostuar gardhin te prona e tij.

Advertisement