Aktualitet
Vrasja Stiven Toshkesi/ Një prej autorëve e goditi me hanxhar, tjetri…
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkesi në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 18 prill shumë pranë banesës së të riut, sapo ky i fundit kishte lënë punën. Dy të rinjtë, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj i kishin zënë pritë viktimës, ndërkohë Maze e qëlloi atë pas shpine me haxhar.
Zbardhen detaje të tjera tronditëse nga hetimet lidhur me vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkesi në kryeqytet më 18 prill në afërsi të banesës së të riut, aty ku edhe autorët i bënë pritë. Siç është raportuar më parë, të konfirmuar edhe nga burime policore
Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Nga hetimet rezulton se 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të godiste personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin. Të dy të rinjtë e arrestuar për krimin nuk banonin në zonën ku ndodhi ngjarja, që lë dyshime se dy të rinjtë kishin shkuar me qëllimin për ta goditur 19-vjeçarin.
Po ashtu në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit.