Aktualitet
Vrasja tragjike në Elbasan, fqinja: Jetonte tek shtëpia e bashkëshortes
Ngjarja e rëndë në Elbasan që tronditi mbarë vendin, ku 58-vjeçari i identifikuar si Tefik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren Alma Qevani, ka shokuar dhe fqinjët e tyre. Fqinja e autorit dhe viktimës, ka treguar për Klan News më shumë hollësi lidhur me rrethanat e krimit të rëndë. E moshuara thotë se në momentin e krimit ka dëgjuar zhurmë.
Fqinja: Dëgjova një zhurmë që bërtiste, kur këta thoshin që ka qenë dhëndri. Ai ka një vit e ca që rri tek shtëpia e vajzës që vra. Ata 2 pleqtë kanë 2 goca, edhe e morën këtë. E ka marrë ajo e madhja. Ai ka vrarë të voglën, jo të madhen sepse janë 2 motra ata.
Pyetje: Domethënë, ai kishte ardhur dhe jetonte tek shtëpia e bashkëshortes?
Fqinja: Këtu jetonte. Ka një vit e ca ose 2, ikin vitet. Nuk mbaj mend shumë se 87 vjeç jam.
Pyetje: Personin a e keni parë kur ka ikur sepse ai është kapur matanë?
Fqinja: Jo, nuk e kam parë.
Pyetje: Keni njollat e gjakut përballë shtëpisë…
Fqinja: E pashë gocën kur e morën këtu sepse aty zbriti një shofer, ai kishte qenë udhëtar. E mori për duarsh dhe për koke dhe është bërë gjaku aty.
Pyetje: Kush ka tentuar ta marrë gocën për në spital?
Fqinja: Nuk e di. Unë e pashë ambulancën që lajmëruan këto. Doli ajo komshija, por unë nuk kisha fuqi sepse kisha frikë se rrëzohem në shkallë.