Connect with us

Kronike

Vrasje e mbetur në tentativë/ 50-vjeçari shqiptar godet 8 herë me thikë ish-pronaren e hotelit ku punonte

Një 50-vjeçar shqiptar ka goditur tetë herë me thikë pronaren e një hoteli Gallo në Castel San Pietro, në Itali. Siç raportohet rreth një muaj më parë shqiptari kishte dhënë dorëheqje por vazhdimisht frekuentonte ambientin ku ai punonte më parë. Arsyet e sulmit mbeten ende një mister pasi nuk është zbuluar akoma se pse ish punonjësi sulmoi me thikë pronaren e hotelit.

50-vjeçari thuhet se frekuentonte shpesh ambientin duke mos shfaqur probleme në sjellje, apo shenja inati të akumuluar pasi shpesh takohej dhe përshëndetej me ish kolegët madje edhe me pronaren që ai sulmoi. Ndërkohë 50-vjeçari edhe pas marjes në pyetje  ka përsëritur vazhdimisht duke thënë “më thanë që ta bëj”, gjë e cila ka ngjallur dyshime për gjendjen e tij psikike.

Advertisement