Connect with us

Kronike

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, identifikohet viktima

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës. Si pasojë, raportohet se ka ndërruar  jetë shtetasi, Petrit Vukansi. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur te varrezat katolike.

Vrasja në Shkodër, del EMRI, ja kush është viktima! U qëllua në banesën e tij

Një vrasje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. NTV.AL  mëson se ka mbetur i vrarë Petrit Vuksani.Të shtëna me armë janë regjistruar së fundmi në Shkodër. Deri më tani dyshohet për një të vrarë. Bëhet me dije se ai është Petrit Vuksani dhe është ekzekutuar në banesën e tij.Ngjarja ka ndodhur pranë varrezave katolike.vijon….51-vjeçari Petrit Vuksani që u vra ditën e sotme në Shkodër ishte kthyer para një muaji nga Anglia. NTV.AL  mëson se ai është qëlluar me armë në banesë. Vuksani jetonte si emigrant në Angli.

51-vjeçari Petrit Vuksani që u vra ditën e sotme në Shkodër ishte kthyer para një muaji nga Anglia. RNTV.AL mëson se ai është qëlluar me armë në banesë. Mësohet se autori i ka hyrë 51-vjeçarit Petrit Vuksani në shtëpinë e tij dhe e ka ekzekutuar. Vuksani jetonte si emigrant në Angli.

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Petrit Vuksani. Sipas policisë rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri Petrit Vukasni.

‘Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.

Advertisement