Connect with us

Kronike

Vrasje me plumb në kokë, arrestohen 2 shqiptarë në Gjermani

Mario Muka u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e së hënës në Gjermani.

42-vjeçarim i cili rezulton se në Shijak merrej me biznes, kishte emigruar në Gjermani prej vitit 2018.

Autoritetet gjermane kanë arrestuar dy persona, si autorë të dyshuar të vrasjes së Mukës.

“Fillimisht arrestimi i tyre është bërë për një arsye që nuk kishte lidhje me vrasjen, por pas arrestimit u bë lidhja e tyre me ngjarjen dhe tani akuzohen për vrasje”

Ndalimi i dy shqiptarëve është bërë fillimisht për një kontroll rutinor nëse ishin personat e shpallur në kërkim për një krim tjetër, por më pas u shtuan dyshimet dhe tani të rinjtë akuzohen për vrasjen e 42-vjeçarit.

Advertisement