Kronike
Vrasje me thikë/ I mitur ndërroi jetë në spital, autori i mitur ende në arrati
Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e regjistruar pak më herët në qytetin e Shkodrës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orë 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”.
Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari është qëlluar me thikë nga një person ende i paidentifikuar.
Si pasojë e plagëve të marra i mituri, po ashtu ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.