Vrasjet e 21 janarit tashmë do të hetohen nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Kreu i SPAK deklaroi dje në një bashkëbisedim me gazetarët se do të nisë hetimet me tu zbardhur vendimi i Gjykatës së Lartë.
Në bazë të këtij vendimi kërkohet hetimi për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendi për rolin e tyre si urdhërues të “21 janarit”.
Për gazetarin Ferdinand Dervishi fakti që dosja pas më shumë se 13 vitesh është në dorë të SPAK është meritë e familjarëve të viktimave.
“Nuk është meritë e strukturave të drejtësisë së shtetit shqiptar por meritë e familjarëve të Aleks Nikës që e cuan dosjen në Strasburg. Të mos mburret njeri me këtë.
Të mos harrojmë që SPAK ka rolin për të hetuar Berishën , ish kryeministri, Lulzim Basha, ish ministri I Brendshëm dhe Ish kreu I Gardës. SPAK meqë hapi këtë dosje do të hetojë dhe personat e tjerë të përfshirë.
Nga Sali Berisha tek i fundit që ti shkojë hetimeve deri në fund. Të mund të bëhet ndonjë I penduar që të tregojë pse u fshinë serverat, pse iu bë presion prokurorisë për intimidim e keqhetim, pse policia nuk zbatoi urdhrat e arrestit të gardistëve. Është histori e madhe që do kohën e vet por SPAK do ia dalë mbanë”, tha gazetari i ftuar në studion e Report Tv.
Më 14 nëntor 2023 Gjykata e Strasburgut urdhëroi nxjerrjen e përgjegjësve të vërtetë, ata që urdhëruan gardën të shtijë me armë ndaj turmës së protestuesve. Ndërkohë Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e familjarëve që dosja të hetohej nga SPAK