Aktualitet
Vrasjet në vend, qytetari i tmerruar: Ndihem 800 % i pasigurtë
Qytetarët në Kavajë nuk ndihen të sigurtë për jetën e tyre. Këto deklarata, të dhëna për ‘Klan News’, vijnë pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi një ditë më parë në zonën e valutave. Një prej tyre u shpreh se ndihet 800% i pasigurtë.
Dëshmitë:
‘Këtu në Kavajë nuk ka bërë vaki, e çuditshme’
‘Këtu jam 800% i pasigurtë’
Një ditë më parë ndodhi ngjarja kriminale ku humbën jetën dy persona. Në lagjen Sallbeg 2, tek kryqëzimi i valutës, dy persona u konfliktuan në rrugë, fare pranë banesës së Altin Rexhës i njohur dhe me emrin Sali Rexha. Mes tij dhe Edmond Gosës ka pasur një konflikt të mëparshëm që është acaruar 3 ditë më parë.
Edmond Gosa 43 vjeç, edhe ky përdorte një tjetër emër, Armand, ka plagosur me thikë Altin Rexhën, 43 vjeç. Në çastin e konfliktit Rexha ka qenë me djalin e tij. Pas goditjes me thikë, ai ka qëlluar me armë zjarri Gosën.
Si pasojë e plagëve të marra të dy personat e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Rexha nga Kukësi jetonte me qira në Kavajë bashkë me familjen e tij.