Aktualitet
Vrasjet në vend/ SPAK i heq statusin e të penduarit Henrik Hoxhajt
Henrik Hoxhaj, i cili rrëfeu variantet e tij për disa vrasje të ndodhura në vend, iu është hequr statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Sipas ‘Oranews’, kjo u bë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pasi sipas tyre deklarimet e Hoxhës binin ndesh dhe nuk ishin të njëjta me ato të Nuredin Dumanit.
Statusin e bashkëpuntorit Hoxhaj e mori në muajin prill, duke treguar disa ngjarje për të cilën ai vet ka marrë pjesë me Nuredin Dumanin. Por, nga analiza e fakteve disa qëndrime të tij, ai ka treguar për disa atentate të kryera në bashkëpunim me Dumanin nuk korrespondojnë me ato të këtij të fundit.
Edhe Skerdi Tase u vetëofrua si bashkëpunëtor, duke rrëfyer të dy atentate, atë me porosi të Albert Pashajt për të vrarë Aredin Beharin si dhe atentatin ndaj Lulzim Mashës, administratorit të një shkolle private në Tiranë.
Henrik Hoxhaj njihet si krahu i djathtë i Niredin Dumanit, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin e persona të tjerë, kryen disa vrasje, më të rëndat ajo e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si dhe të Dorian Shkozës Anxhelo Avdiajt./Dosja.al