Rajon
Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Daja i autorit të krimit: Ka qenë i kartelizuar

Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nikoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga bashkëshorti Panteli Nikoleci, mes lotësh sheh pellgun me gjak të nënës së saj në hyrje të pallatiti ku familja banonte.
Siç raporton protothema.gr sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i krimit, bashkëshorti i viktimës, Panteli Nikoleci rezulton me histori të mëparshme problemeve të shëndetit mendor.
Mësohet se në qershor të këtij viti autori i dyshuar, punonjës ndërtimi, ishte shtruar në një klinikë psikiatrike. Kujtojmë se 36-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, u vra në mënyrë brutale nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u arratis nga vendngjarja.
Problemet e shëdetit mendor të autorit i pohon edhe daja e tij. Lidhur me ngjarjen e rëndë, daja i autorit në Korçë, Jetnor Lumani thotë:
“Atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptovi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije.
Kanë patur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për cfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve.
Po është e vërtet ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu në Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar.”

