Connect with us

Kosova

Vrau gruan e tij shtatzënë, vret veten 31-vjeçari

Sokol Halili, vrasësi i gruas së tij Hamdie Magashi 2 ditë më parë është vetëvrarë. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla nëpërmjet një njoftimi në Facebook shkroi se me autorin ka tentuar të negociojnë, pasi ai fillimisht u lokalizua nga policia, por pasi u kap, 31-vjeçari vrau veten.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla.

Si ndodhi ngjarja e rëndë:

Me tre krisma të njëpasnjëshme, 35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje nga ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, 31 vjeç në oborrin e maternitetit të Prishtinës.

‘Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’, mësohet të ketë thënë 35-vjeçarja pak para se të vdiste tragjikisht së bashku me fëmijën e saj. Hamide Magashi ishte shtatzënë, në ditën e fundit të saj të shtatzënisë kur bashkëshorti i saj e vrau pa mëshirë në orën 18:00. Ngjarja makabër erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve në çift, ishte pikërisht një divorc i ardhshëm çka mendohet të ketë shtyrë, Sokol Halilin të kryejë aktin barbar.

Ngjarja e rëndë e ndodhur ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët të cilët u ngritën në protestë me pankarta ku shkruhej se vrasja e grave nga burrat në Kosovë ishte urgjencë kombëtare. Disa prej protestuesve kanë hedhur molotov pranë ndërtesës së kryeministrisë dhe për pasojë janë arrestuar nga policia. Ndërsa kryeministri, Albin Kurti ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në facebook, ku ka deklaruar se duhet të dorëhiqej i gjithë zinxhiri i personave të papërgjeshëm që nuk kanë vepruar për të ndaluar rastin e rëndë

Lajmi do të përditësohet…

Advertisement