Kronike
Vrau gruan, Prokuroria e Elbasanit kërkon burg përjetë për Ramis Micin
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burg përjetë për Ramis Micin, 38-vjeçari i cili një vit më parë vrau bashkëjetuesen Jetlira Elezin për shkaqe xhelozie.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, përfaqësuar nga prokurori i çështjes Z. Xhelian Seferi, në datë 13.07.2023 ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në gjykimin penal ndaj të pandehurit R.M të akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, duke kërkuar përfundimisht dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Ngjarja i referohet datës 30.07.2022, ku i pandehuri R.M. ka vrarë me mjet të mprehtë thikë bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E në banesë, në vendin e quajtur lagjja: “Skenderbej”, Elbasan.”- njofton Prokuroria.
Lajmi në përditësim…