Aktualitet
Vrau ish-gruan/ Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për autorin
FIER– Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçares Sabrina Bengaj. Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2021 në fshatin Zhupan të Fierit.
Meta akuzohet për veprat penale: “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “prishje e qetësisë publike”.
Sipas pretencës së prokurorisë, kërkohet burg përjetë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”