Aktualitet
Vrau kunatën me sëpatë, Tashi lihet në burg: Jam penduar
Ky është Tefik Tashi, 58-vjeçari i cili pak ditë më parë vrau me sëpatë kunatën e tij. Ai doli ditën e sotme përballë Gjykatës së Elbasanit, nga ku u njoh me masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Shumicën e kohës, Tashi ka qëndruar me kokën ulur, mirëpo shprehu edhe pendesë.
“Ndjehem i penduar për atë që kam bërë. Ishte në gjaknxehtësi e sipër”
Gjyqtarja Matilda Fetau pranoi kërkesën e Prokurores Pranvera Stafa duke e lënë në burg Tashin tre ditë pas krimit të rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit që tronditi vendin.
Pas shoqërimit në polici, ai ka rrëfyer se e kreu krimin i vetëdijshëm, pasi kunata e tij Alma Qevani e kishte ofenduar. Autori i dyshuar ka rrëfyer se kunata e tij nuk i kishte shtruar drekën dhe se krimin e ka kryer me vetëdije të plotë.
“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot, ma thoshte sa herë madje edhe në prani të familjarëve fjalën impotent”, është shprehur Tashi.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Kusarth të Elbasanit. Alma Qevani u godit me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi 58 vjeç.