Connect with us

Kronike

Vrau kunatën me sopatë, gjykata jep vendimin për Tefik Tashin

Gjykata e Elbasanit ka dënuar këtë të mërkurë me burgim të përjetshëm Tefik Tashin për vrasjen e kunatës së tij, Alma Qevani. Tashi e vrau kunatën e tij me sopatë, pasi kjo e fundit e ofendonte dhe nuk i kishte shtruar drekën. Prokuroria e Elbasanit kërkoi dënimin me burg të përjtshëm për Tashin, kërkesë që Gjykata e miratoi.
Njoftimi i Plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.532 i vitit 2023 më të dhëna që bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, me të pandehur Tefik Tashi me viktimë shtetasen Alma Qevani.
Ka rezultuar se më date 17.05.2023, rreth ores 13.00 ne Fshatin Kusarth, Elbasan, i pandehuri Tefik Tashi ka vrarë me sopatë shtetasen Alma Qevani, të cilën e kishtë motrën e bashkëshortes së tij.

Pas shqyrtimit gjyqësor, në datë 17.07.2024 nga Prokurori është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me burgim të përjetshëm.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin dt.17.07.2024 ka vendosur deklarimin efajtor dhe dënimin e të pandehurit Tefik tashi me burgim të përjetshëm.
Si ndodhi vrasja?
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Kusarth të Elbasanit. Alma Qevani u godit me sëpatë nga kunati i saj, 58-vjeçari Tefik Tashi. Pas shoqërimit në polici, ai ka rrëfyer se e kreu krimin i vetëdijshëm, pasi kunata e tij Alma Qevani e kishte ofenduar. Tashi rrëfeu se kunata e tij nuk i kishte shtruar drekën dhe se krimin e ka kryer me vetëdije të plotë.

Advertisement