Kronike
Vrau me armë zjarri bashkatdhetarin në Itali, dënohet me 20 vjet burg Mikea Zaka

Gjykata në Itali ka dënuar me 20 vite burg, 23-vjeçarin Mikea Zeka, i cili vrau me armë zjarri bashkëkombësin shqiptar, Kasem Kasmi pas sherrit në një lokal në Itali.
Bëhet me dije se Prokuroria kishte kërkuar të dënohej me 30 vjet burg, por dënimi iu zbrit me një të tretën e reduktimit të lejuar nga gjykimi i shkurtuar, në 20 vjet.
Ngjarja për të cilën akuzohet Zaka ka ndodhur në muajin mars të vitit 2024. Përplasja mes bandave shqiptare në një lokal në qendër të Frosinones në Itali solli vdekjen e 27-vjeçarit Kasem Kasmi dhe la tre të tjerë të plagosur. Lidhur me ngjarjen u vu në pranga 23-vjeçar shqiptar, Mikea Zaka ndërsa u shpallën asokohe në kërkim edhe tre të anëtarë të tjerë të bandës.
I arrestuari akuzohet nga Prokuroria për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë. Zaka në dëshminë e tij para drejtësisë deklaroi se kishte qëlluar për vetëmbrojtje dhe se në të kaluarën kishte patur konflikte me Kasemin sepse kishte filluar të dilte me ish-in e viktimës.

