Kronike
Vrau me plumb në kokë të dashurën, i riu telefonoi policinë: Ejani
Mediat italiane kanë publikuar detaje nga vrasja e shqiptares Danjela Neza në Itali. Siç raportohet, autori i ngjarjes që ishte dhe i dashuri i shqiptares, e ka telefonuar vetë policinë pas krimit. Safayou Sow, me origjinë nga Guinea por që jetonte prej vitesh në Itali, u ka thënë karabinierëve që të shkojnë dhe ta arrestojnë.
“Kam vrarë një grua, ejani dhe më arrestoni,”- mësohet tu ketë thënë ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Savona, Itali, rreth orës 02:00. Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë, pasi kjo e fundit kërkoi që të ndahej prej tij.