Aktualitet
Vrau një person në 1997 dhe më pas u zhduk, arrestohet shqiptari
Autoritetet italiane kanë arrestuar në Torino një 45-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i dënuar me mbi 13 vite burg për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte dënuar nga gjykata e Tiranës me mbi 13 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
“Ekzekutimi i masës shtrënguese përbën epilogun e hetimeve të kryera edhe në nivel ndërkombëtar, falë aktiviteteve specifike të kryera nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar policor të drejtorisë qendrore të policisë kriminale, në lidhje të ngushtë me palën policore shqiptare,“- shkruhet nga Komisariati i Torinos.
Shqiptari ka kryer një vrasje në vitin 1997 dhe që nga ajo ngjarje kishte humbur gjurmët, derisa u kap sot në Torino.