Aktualitet
Vrau Stiven Toshkesin/ Gjykata vendos arrest me burg për 18-vjeçarin
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Axel Hoxhajn, autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 20-vjeçarit Stiven Toshkesi. Trupa gjykuese caktoi masën e sigurisë arrest në burg ndaj 18-vjeçarit. Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë, pasi u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës falë negociatave që uniformat blu zhvilluan me familjarët e të riut.
Një ditë më parë, gjykata la në qeli edhe 18-vjeçarin tjetër Ensi Maze, shoku i autorit të dyshuar kryesor. 20-vjeçari Stiven Toshkësi u godit për vdekje me thikë nga Axel Hoxhaj më 18 Prill.