Connect with us

Kronike

Vrau të dashurën shtatzënë, del autopsia: Shqiptari i shpoi zemrën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë ngra vrasja e 27-vjeçares Vanessa Ballan, në Itali nga 41-vjeçari nga Kosova, i identifikuar si Bujar Fandaj.

Mediat vendase bëjnë me dije se ditën e sotme ka dalë edhe autopsia e vrasjes, në të cilën thuhet se para se të vritej, Vanessa, është rrahur barbarisht nga 41-vjeçari.

Nga ekzaminimi u konstatuan mavijosje në kokë dhe fytyrë, si dhe disa plagë në duar, të cilat besohet se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur.

Ndër të tjera, autoritetet Italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri, dhe më pas Bujar Fandaj e ka qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor.

Bujar Fandaj ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane, duke i shkaktuar vdekjen.

Advertisement