Connect with us

Kronike

Vrau të ‘dashurin’ e gruas, arrestohet shqiptari

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi vrau me thikë 52-vjeçarin Nazzareno Paolo Teti në Romë në zonën via Borghesiana. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Shqiptari 47-vjeçar dyshohet se ka goditur në qafë viktimën e cila po qëndronte në rrugë dhe më pas ka ikur. Motivi i krimit gjendet në marrëdhënien sentimentale që kishte krijuar mes bashkëshortes së shqiptarit dhe viktimës.

“Hetimet, të kryera menjëherë pas faktit nga ekipi celular i Romës, falë ndihmës së kamerave video dhe dëshmive të drejtpërdrejta, të vërtetuara nga lloje të ndryshme hetimesh dhe gjetjesh, çuan në identifikimin e autorit të dyshuar, në një kohë shumë të shkurtër”, sqarohet nga policia.

I dyshuari është vënë në gjurmë në një parking dhe është arrestuar thuajse në mënyrë flagrante.

Advertisement