Connect with us

Kronike

Vrau vëllanë dhe kunatën, identifikohet autori

Arsen Muskurti, 38 vjeç dyshohet se është personi që ka ekzekutuar të vëllanë e kunatën, ngjarja që tronditi Tiranën këtë mesditë. Mësohet se Muskurti është lokalizuar nga Policia e Shtetit dhe nga momenti në momentin pritet të bëhet arrestimi i tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *