Connect with us

Aktualitet

Vrisnin kafshët e egra, kapen në flagrancë 3 persona për gjueti të paligjshme

Tre persona janë proceduar penalisht për akuzën e gjuetisë së paligjshme në zonën e Maliqit. Në vendin ku u kapën të dyshuarit, u gjet një kafshë e egër e vrarë me armë gjahu.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua edhe 1 armë gjahu, si dhe u hoq leja për mbajtjen e saj, si pasojë e shkeljes së moratoriumit, municion luftarak, një elektrik dhe një automjet.

Policia  Korçës informoi sot (15 tetor) se gjatë kontrolleve në vendin e quajtur “Burimi i Selcës”, Maliq, janë kapur në flagrancë 3 personat që po kryenin gjueti të paligjshme në këtë zonë.

“Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuam materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. A., 31 vjeç, banues në Maliq, L. D., 20 vjeç dhe M. T., 23 vjeç, banues në fshatin Libonik”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “keqtrajtimi i kafshëve”.

Advertisement