Bota
Vriten 107 palestinezë nga sulmet ajrore në Gaza

Izraeli vazhdoi të enjten me ofensivën e tij të re ushtarake në Gaza, pavarësisht kritikave në rritje ndërkombëtare. Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza, si dhe stafi i spitalit, thonë se sulmet ajrore u nisën në të gjithë enklavën, duke vrarë të paktën 107 palestinezë dhe duke plagosur afërsisht 250 të tjerë.
Re të mëdha tymi u panë duke u ngritur në rajonet lindore të Qytetit të Gazës, të vendosura në veri të Rripit, ndërsa bombardimet vazhduan. Një spital në Gazën veriore u vu gjithashtu në shënjestër sipas zyrtarëve të spitalit.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë tanke dhe dronë izraelitë që thuhet se sulmojnë spitalin Al-Aëda duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke i vënë flakën disa pjesëve të spitalit. Pamjet e publikuara nga një anëtar i stafit në spital treguan mure të rrëzuara dhe tym të zi të dendur që ngrihej mbi një strukturë të kthyer në rrënoja.
Forcat izraelite shënjestruan gjithashtu rezervuarët e ujit të spitalit dhe i vunë flakën klinikave ambulatore, sipas Raafat Ali al-Majdalaëi, drejtor i Shoqatës së Shëndetit dhe Komunitetit Al-Aëda.
Spitali Al-Awda ishte një nga dy spitalet e vetme të mbetura në veri të enklavës. Nuk është e qartë se sa persona u plagosën ose u vranë në ato sulme.
Ndërkohë vetëm mëngjeisn e sotëm janë vrarë 16 persona në sulmet e mëngjesit në Gaza.

