Connect with us

Kronike

Vritet 33-vjeçari në Shkodër, i vëllai e gjen të ekzekutuar jashtë makinës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Hot i Ri në Shkodër. Një 33 vjeçar, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri rreth orës 21.48, të 21 shtatorit 2023. Viktima, Valter Fierza u gjet i pajetë jashtë makinës së tij në rrugën pranë Kishës së fshatit. Ka qenë i vëllai i cili ka gjetur viktimën dhe ka njoftuar policinë. Burime për gazetarin e NTV.AL mëson se shkak i vrasjes së Valter Fierzës dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit në lokalin në qendër të fshatit Hot i Ri ku dhe banonte. Forca të shumta policie dhe FNSh kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punë për identifikimin e autorit/ve Dyshohet se në lokalin e fshatit, viktima ka qenë së bashku me të vëllanë, i cili pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë rreth ngjarjes dhe personat me të cilin mund të jenë konfliktuar.  33 vjeçari i cili u ekzekutua me pistoletë mbrëmjen e sotme nuk rezulton person me precedentë penal.

Ky është 33-vjeçari që u vra në Shkodër pas një debati në lokalin e fshatit

Advertisement