Connect with us

Kronike

Vritet e moshuara? Gjendet e dhunuar dhe pa shenja jete në banesë

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Përmet, ku një e moshuar 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë. Ka qenë shërbyesja e cila e ka gjetur të moshuarën pa ndjenja dhe me shenja dhune në trup. Policia ka ngritur dyshimet se e moshuara është goditur për vdekje me shkop druri nag bashkëshorti i saj. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 82-vjeçarin, i cili ishte proceduar edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Përmet/ Informacion paraprak.

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve, 82 vjeç dhe, 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen, 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi, banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertisement