Connect with us

Kronike

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Kryekuq

Një 33-vjeçar është vrarë me thikë në Divjakë. Viktima është identifikuar si Besmir Kumria.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti në një lokal në fshatin Kryekuq mbrëmjen e së martës.
Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të një kafeneje. Sipas informacioneve paraprake, autori ka mbërritur me makinë, është futur me thikë në dorë drejt tavolinës ku po qëndronte viktima së bashku me persona të tjerë, dhe e ka goditur menjëherë duke e lënë të vdekur në vend. Burime nga policia thonë se dëshmitarët kanë deklaruar se nuk e njohin autorin, i cili veproi pa maskë, por ngjarja nuk është fiksuar as nga kamera sigurie pasi asnjë prej tre lokaleve pranë vendngjarjes nuk ka të instaluara. Kumria punonte në Himarë dhe kishte ardhur në vendlindje për të përcjellë bashkëshorten e tij, e cila ishte nisur për në Gjermani ku kishte gjetur punë si infermiere. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Lushnjes.
Lajm në përditësim…

Advertisement