Lifestyle
Vetëm gocat? – Gjejeni pak ç’thuhet për çunat
Studimet kanë konfirmuar se gratë duken më të tërheqëse në sytë e burrave, por edhe grave të tjera – kur janë me makeup.
Efekti i grimit në atë se sa tërheqëse i bën vajzat është i dokumentuar mirë, por asnjë studim nuk ka vëzhguar se çfarë efekti ka grimi te meshkujt.
Në rast se ju ka shpëtuar, tregu i produkteve kozmetike dhe kujdesit të lëkurës për meshkuj po rritet dhe po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Kjo përfshin blerjen e kremrave, locioneve, larësve të fytyrës, e kështu me radhë.
Përsa i përket grimit, produkte që zakonisht përdoreshin vetëm nga vajzat, sot po përdoren edhe nga djemtë. Për shembull, disa kompani po shesin ton sysh, bronzer, xhel për vetullat apo korrektor për meshkuj. Vitet e fundit, ka një rritje të shitjeve për këto produkte, prandaj duket e arsyeshme të studiohet se çfarë efekti ka makeup-i të çunat. A i bën më tërheqës?
Një studim i ri shkencor i botuar në 3 nëntor 2022 synonte të shqyrtonte nëse efekti pozitiv i grimit mund të shtrihet në fytyrat e meshkujve. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, u fotografuan njëzet meshkuj dy herë: një herë pa asnjë produkt kozmetik dhe herën e dytë me makeup të aplikuar nga një grimier profesionist.
Sigurisht, grimi ishte i lehtë, aq sa e dalloje me vështirësi se kishte grim. Pak a shumë, një “no makeup” makeup.
200 pjesëmarrës më pas vlerësuan imazhet dhe sesa tërheqës dukeshin personat në foto.
U zbulua se si fytyra më tërheqëse u cilësuan ato që ishin me grim. Kjo ishte e vërtetë si për vlerësuesit meshkuj ashtu edhe për femra.
Pra, si i bën grimi meshkujt të duken më tërheqës?
Studimet e mëparshme kanë zbuluar se njëtrajtshmëria e lëkurës, e bën atë më tërheqëse.
Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar gjithashtu se kontrasti më i ulët i fytyrës (domethënë më pak kontrast midis tipareve dhe lëkurës përreth) i bën fytyrat të duken më mashkullore.
Për më tepër, një grim i mirë thekson strukturën e kockave, tipar që zakonisht njerëzve ju duket shumë tërheqës tek një burrë.
Burimi: Psychology Today