Connect with us

Lifestyle

Vuani nga tensioni i lartë i gjakut, këto ushqime ju ndihmojnë në uljen e tij

Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni, është një nga shkaqet kryesore që rrisin rrezikun e goditjes në tru dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Nëse dëshironi të zvogëloni rreziqet për goditje në tru dhe të mbani presionin e gjakut në një nivel të shëndetshëm, mund të bëni ndryshime të vogla dhe të thjeshta në dietën tuaj.

Dieta mesdhetare
E pasur me ushqime të shëndetsheme dhe mbushin plot pjatën tuaj mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru. Konsumoni drithëra, fruta, perime dhe shumë peshk për të përmirësuar shëndetin tuaj kardiovaskular.

Drithërat
Nëse dëshironi të mbani nën kontroll presionin e gjakut, drithërat janë zgjidhja më e mirë për ju. Tërshëra, orizi kaf dhe buka me grurë integrale ofrojnë lëndë ushqyese që ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe mbajnë nivelet e presionit të gjakut në nivele të shëndetshme.

Frutat
Frutat janë të pasura me antioksidantë dhe fibra, të cilat ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular. Portokalli, dardha, mollë dhe boronica janë disa nga frutat që ju vijnë në ndihmë për të mbajtur në ekuilibër inflamacionin dhe presionin tuaj.

Perimet
Perimet janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra që mbështesin shëndetin kardiovaskular. Karota, brokoli, lakra etj., ndihmojnë për një zemër të shëndetshme dhe uljen e presionit të gjakut.

Proteina
Përfshini ushqime të pasura me proteina në dietën tuaj, të tilla si mish pa dhjamë, peshk (p.sh. salmoni dhe sardelet), fasulet, thjerrëzat dhe arrat. Këto ushqime mund të zvogëlojnë rrezikun e goditjes në tru duke ndihmuar enët tuaja të gjakut të qëndrojnë të forta dhe të shëndetshme.

Advertisement