Connect with us

Rajon

Vuçeviç: Kurti po bën gjithçka për pastrimin etnik të Kosovës

“Arrestimet e fundit të serbëve në Kosovë janë vazhdimësi e politikës së Albin Kurtit, të cilën ai po i zbaton prej dy vjet e gjysmë që kur ka ardhur për herë të dytë në pushtet dhe nuk po heq dorë” – Kështu deklaroi ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçevic, duke shtuar se nuk sheh vullnet politik në bashkësinë ndërkombëtare për të frenuar Kurtin dhe për të ndaluar atë që ai po bën. “Pas Banjskës më 24 shtator, duket sikur Kurti ka marrë vrull dhe do të vazhdojë ta bëjë më intensivisht planin e tij” – tha Vuçevic Ai theksoi se është shqetësuese që ka 11% më pak serbë në Kosovë. “Ky është një eksod i heshtur që nuk e shohim por që po ndodh çdo ditë. Ky është qëllimi politik i Albin Kurtit, që ta pastrojë etnikisht Kosovën nga serbët” – deklaroi ministri serb i Mbrojtjes Ai shtoi se në bashkësinë ndërkombëtare ka individë që i kuptojnë, si shkaqet ashtu edhe pasojat e asaj që po bën Kurti, por nuk ka ndjenjë të përgjithshme solidariteti dhe mirëkuptimi për Serbinë. Kur u pyet nëse dikush e kishte kuptuar se shumë gjëra mund të ndodhin pas Banjskës, ai u përgjigj se disa në komunitetin ndërkombëtar ishin më të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm për këtë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Ai përsëriti se Serbia nuk ka probleme me KFOR-in dhe se është në interes të Beogradit që KFOR-i të ketë kapacitet dhe vendosmëri për të garantuar paqen dhe garantimin e sigurisë për të gjithë serbët dhe u shpreh se ka aktorë ndërkombëtarë që nuk duan të ketë konflikt dhe po dërgojnë sinjale për uljen e tensioneve dhe kthimin në tryezën e bisedimeve. “A mund të frenohet Kurti? Kjo është enigmë, nuk jam optimist, por gjithçka duhet të zgjidhet politikisht. Ajo që ndodhi më 24 shtator është tragjike për të dy popujt”, shtoi Vuçevic. Ai gjithashtu theksoi se Serbia nuk do ta ketë të lehtë sepse ka “skifterë” që përpiqen ta akuzojnë si sponsore të terrorizmit qe vepron duke armatosur serbët.

Advertisement