Connect with us

Rajon

Vuçeviç me akuza të rënda: Protestat kanë të bëjnë me shërbimet e huaja

Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviç, tha se do të ishte naive të besohej se protestat e opozitës janë protesta spontane që nuk kanë të bëjnë me asnjë shërbim të huaj.

“Demonstratat e dhunshme të opozitës janë të drejtuara kundër shtetit, jo kundër qeverisë. Por, të gjithë duhet ta dinë – Serbia nuk është një grusht tërshërë me një sorrë mbi vete. Ne dimë të ruajmë paqen dhe stabilitetin, dimë ta ruajmë vendin dhe do ta bëjmë” –  tha Vuçeviç duke shtuar se qeveria e re do të formohet brenda afatit të përcaktuar me ligj.

“Kjo është një qeveri që duhet të punojë me kapacitet të plotë dhe me mandat të plotë. Prandaj nuk ka nevojë për zgjidhje të papritura, por me siguri do të respektojmë të gjitha procedurat, si çdo herë deri tani, dhe Serbia do të ketë qeverinë më të mirë të mundshme, e cila do ta mbrojë vendin në këto kohë plot sfida globale”  – theksoi Millosh Vuçeviç, duke potencuar…“Kërcënimi më i madh është synimi i Albin Kurtit për të dëbuar të gjithë serbët nga Kosova. Ne nuk do ta lejojmë që ai ta bëjë”.

Advertisement