Connect with us

Kosova

Vuçeviç shtrin dorën e paqes, kompromis me dhimbje-Serbia dhe Kosova në kthesën tragjike

Kryeministri i Sebrisë, Millosh Vuçeviç, ka potencuar se Beogradi zyrtar është i gatshëm për një “marrëveshje kompromisi” me Kosovën në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje dhe kompromise, që nënkuptojnë se asnjëra palë nuk mund të jetë fituese absolute apo humbëse absolute, por që Serbia dhe shqiptarët duhet të jetë të kënaqur në mënyrë të barabartë, apo thënë më mirë të pakënaqur në mënyrë të barabartë” – ka deklaruar Vuçeviç në një intervistë për agjencinë e lajmeve franceze, AFP.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, aot do të takohen për herë të 10-të në Bruksel Kurti e Vuçiç fillimisht – siç rëndom ndodh – do zhvillojnë takime të ndara me ndërmjetësuesit e dialogut për të vazhduar dhe më pas do ketë një takim trelateral.

Ndonëse detaje të hollësishme për agjendën e takimit nuk ka, ajo çfarë është potencuar në përgjithësi është se liderët shtetëror do të bisedojnë për Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, e dakordësuar mes palëve më 27 shkurt e 18 mars të vitit të kaluar.

Borrell, në një konferencë për media, të hënë, tha se po bën përpjekje të vazhdueshme për të çuar përpara procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në vigjilje të takimit kryediplomati spanjoll, vlerësoi se ndonëse Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, po ngurrojnë që të njëjtën ta zbatojnë në praktikë për arsye të ndryshme.

Advertisement