LAJMI I FUNDIT
Vuçiç akuzohet për tradhti Kombëtare/ Marrëveshja franko-gjermane
Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë , Millosh Jovanoviç, ka thënë se për shkak të “pranimit të shkëputjes së Kosovës, përmes marrëveshjes franko-gjermane”, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të duhet të mbajë përgjegjësi penale. Jovanoviç tha gjatë një bisede me qytetarët dhe gazetarët në Beograd se shoqëria në Serbi “e lejoi Vuçicin të kryente grusht shteti duke pranuar marrëveshjen pa u konsultuar me Parlamentin, Qeverinë apo popullin. Ai tha se Vucic do t’i përgjigjet historisë, do të përgjigjet politikisht në zgjedhje, por do të përgjigjet edhe penalisht dhe juridikisht, sepse kjo që po bën, pra njohja e Kosovës, është vepër e tradhtisë së lartë dhe kundër Kushtetutës së Serbisë Sipas Jovanoviç, “sasia e gënjeshtrave të paturpshme të përhapura nga Aleksandçr Vuçiç dhe mediat e regjimit është e pabesueshme. Ai është gënjeshtar kalibri që krijoi perandorinë e mashtrimeve” Sipas Kryetarit të Partisë së Re Demokratike të Serbisë, marrëveshja franko-gjermane parasheh njohjen e shkëputjes së Kosovës dhe se pas takimit të BIG FIVE në Beograd, është e qartë se diplomatët e huaj po vijnë vetëm për të parë se si do të zbatohet marrëveshja.