Kosova
Vuçiç akuzon Kosovën se po përdorë armë dhe para në këmbim të njohjes: Perëndimi hesht

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar shtetet perëndimore se po heshtin, për siç tha ai, aksionet e njëpasnjëshme të autoriteteve kosovare në komunat e banuara me shumicë serbe. Siç pretendoi ai, Perëndimi, në këtë rast, po hesht me shpresën se serbët do të dëbohen nga Kosova.
“Gjithashtu te një pjesë e faktorëve politikë në Perëndim dhe në Lindje, kjo po shkakton shqetësim, gjë që për Albin Kurtin përbën një nervozizëm shtesë dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë në aspektin politik”, ka thënë aVucicnë një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, RTS.
Sipas tij, shteti serb po përpiqet t’i kundërvihet “sulmit të ashpër të shqiptarëve”.
“Është jashtëzakonisht e vështirë t’i kundërvihesh gjithë kësaj. Ne nuk kemi aq para sa kanë ata ne Kosove, nuk kemi as armë dhe mjete te tjera si ata që i dërgojnë nëpër botë për të blerë vota apo njohjen e pavaresise”, ka pretenduar Vucic

