Connect with us

Kosova

Vuçiç: Ambasadorët në Kosovë sillen sikur të jenë politikanë shqiptarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, teksa ka komentuar rrjedhën e ngjarjeve në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka pretenduar se disa ambasadorë të huaj në Kosovë kanë sjellje njëjtë di të politikanëve shqiptarë, por pa specifikuar asgjë në këtë drejtim.

Vucic tha se shumë llogari në rrjetet sociale janë “mjete fantastike” në duart e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në përpjekje për të ndryshuar opinionin publik në favor të tij.

Ai ka shtuar se janë gënjeshtra raportimet e mediave serbe se ai është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku përfshihet njohja e pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se gjithmonë do t’i përmbahet Kushtetutës së Serbisë. Dhe këtë, ka pohuar ai, ua ka bërë të qartë edhe liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Vlen të përmendet se udhëheqësit e vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian, mbështutur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të nisë urgjentisht procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa nga Qeveria e Serbisë kanë kërkuar njohjen de facto të shtetësinë e Kosovës.

Advertisement